“Distanca me babushin”, Elita dhe Gjiko pranojnë publikisht shtatzëninë

Shtatzënia e moderatores Elita është prej kohësh një prej temave më të komentuara si në showbizin shqiptar dhe atë kosovar. As Elita dhe as reperi Gjiko nuk e kanë pranuar këtë gjë publikisht, por kjo jo pa arsye.

Dyshja kishin vendosur ta bënin publik lajmin e mirë në bashkëpunimin e tyre të parë. Elita Rudi dhe Gjiko publikuan një këngë së bashku me titull “Distanca”, ku moderatorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Në fund të klipit Elita shfaqet e shtrirë në krevat dhe Gjiko i mban dorën tek barku.