“Sweatcoin”, aplikacioni që të paguan për të ecur! Mban trupin në formë dhe fiton njëkohësisht

Nëse të pëlqen fitimi i lehtë, ky aplikacion mund të mos jetë për ty. Por nëse je i apasionuar pas fitnesit, vrapimit apo ecjes së gjatë, mbase ka ardhur aplikacioni yt i preferuar. Quhet”SweatCoin” dhe është një aplikacion që të paguan për të ecur.

E përkthyer si “monedha e djersës”, “Sweatcoin” është projektuar nga dy rusë Oleg Fomenko dhe Antone Derlyatka, me një qëllim të mirëpërcaktuar: për paratë duhet të djersisësh, në të gjitha kuptimet. Aplikacioni mund të shkarkohet falas.

Është shumë e thjeshtë: Aktivizohet matësi i hapave dhe për çdo 1 mijë hapa fitohet 1 “sweatcoin”. Sa më shumë ecën  aq më shumë do të fitosh. Dhe më e bukura; paratë e fituara me djersë mund të shpenzohen në platformën online ku mund të gjesh pak nga të gjitha: libra, këpucë gjimnastike, abonime të ndryshme apo produkte të teknologjisë së lartë si “smartphone” apo televizorë.

Gjithçka është shumë e bukur, mban trupin në formë dhe fiton njëkohësisht. Por duhet sqaruar mirë se ky aplikacion ka disa limite për momentin edhe pse rezulton aplikacioni më i shkarkuar në “Playstore” dhe mban vendin e parë aktualisht.

E para, nuk funksionon ndërsa vrapon në palestër. Duke qenë se funksionon me GPS kërkohet që përdoruesi të dalë nga shtëpia e të bëjë ecje apo vrapim në ambiente të hapura.

Së dyti, për momentin nuk është e mundur që të sinkronizosh aplikacionin me pajisjet “smartwatch” ose “fitness tracker”. Një limit i madh tjetër i momentit është se nuk mund të bëhen më shumë se 5 monedha në ditë edhe nëse bëjmë 10 mijë apo 20 mijë hapa. Versioni “Premium” lejon që të fitosh deri në 10 monedha në ditë, por mund të shkarkohet vetëm nëse paguan me “sweatcoins” të tjerë.

https://www.huffingtonpost.it/2018/11/09/sweatcoin-lapp-contapassi-che-ti-paga-per-camminare-e-la-piu-scaricata-ma-non-fa-diventare-ricchi_a_23584478/