Reali bën gati tre blerje të mëdha në janar, synon Mauro Icardin

Real Madridit po bëhet gati për një tjetër revolucion. Lamtumira e Lopteguit ka qenë e para në ndryshimet e mëdha që mund të ndodhin në klubin madrilen. Sipas gazetës “Marca”, Reali është gati për të bërë një merkato të rëndësishme në sensionin e dimrit.

Tre objektiva- Tre janë objektivat kryesor në shtëpinë e “Los Blancos”: një mbrojtës qendror, një mesfushor dhe një sulmues me prestigj. Real Madrid ka gati 200 milionë euro për të shpenzuar, teksa një nga objektivat është edhe Mauro Icardi.

Për sulmuesin e Interit, madrilenët janë të gatshëm për të shpenzuar 110 milionë euro. Duket e pamundur që zikaltërit të heqin dorë nga kapiteni i tyre në mesin sezonit, por klubi spanjoll nuk shqetësohet aspak dhe do të kërkojë që të mbyllë operacionin. /Koha Jone/