Rruga Shkodër-Muriqan, Ulqinaku: Model mashtrimi dhe vjedhjeje

Deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku e konsideron rrugën Shkodër-Muriqan, modeli turpi, mashtrimi dhe i vjedhje dhe jo model suksesi siç u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Sipas Ulqinakut në “super investimin e Ramës” ka mungesa trotuari, mungesa shtresash anësore, jo rehabilitim, por thjeshtë një shtresë asfalti. Sipas deputetes demokrate, Rama ka frikë të përballet me shkodranët sepse s’ka bërë asgjë për to.

Reagimi i Izmira Ulqinakut

Tani përvec se ka frikë nga Partia Demokratike Shkodër dhe qytetarët, shpreh qartë frikën që ka ndaj strukturave të PS këtu. Nuk lajmëroi asnjëri që do vinte, sepse e di fort mirë reagimin antikomunist të shkodranëve (qofshin edhe socialistë).
Erdhi dhe u ndal në super investimin imagjinar dhe famoz të rrugës së Muriqanit. Investim ku vjedhja s’ka të ndalur. Për të gjithë shqiptarët të cilët nuk kanë kaluar së fundmi në këtë rrugë dua t’i kujtoj disa fakte;
Rruga e Muriqanit përshkon këto fshatra: Zues, Oblikë, Xhakaj, Dodej.
-Segmenteve të kësaj rruge në këto fshatra i mungon trotuari.
-Në të gjithë aksin rruga është e gjerë 6m dhe mungojnë xhepat anësore.
-Nuk është e vertetë kur thotë rindërtim i rrugës apo rehabilitim i shtresave, është vënë thjeshtë një shtresë asfalti.
-Eshtë e vërtetë që ka trafik të rënduar, sidomos gjatë sezonit turistik, por nuk është zgjidhur, pasi aty kalojnë edhe makina të tonazhit të rëndë apo autobus.
-Përsa i perket rrugës së Tamarës, nuk ka filluar asnjë lloj investimi atje.
-Rruga Melgushë-Mjedë, ku thotë që është bërë investimi 500 mijë Euro, aty nuk ka investim as 10 mijë euro pasi fondet janë vjedhur nga qeveritarët përkatës për llogari të Edi Ramës.

Prandaj ka frikë përballjen me çdo shkodran, sepse S’KA BERE ASGJE PER SHKODREN.