Bastet, korçarët me laps në dorë

Edhe pse afati i fundit është muaji dhjetor, në Korçë ka filluar mbyllja e pikave të basteve sportive. Edhe pse afati i lënë nga qeveria për aktivitetin e tyre është deri në fund të muajit dhjetor, ka nisur mbyllja e parakohshme.

Menaxherë të kompanive të basteve sportive, thanë se pikat mund të mbyllen që në fund të muajit nëntor. Kjo bëhet për të shmangur detyrimet e kompanive të basteve, që në dhjetor kanë pagesa të tjera ndaj shtetit.

Edhe pse kundështuan në fillim vendimin e qeverisë për mbylljen e të gjitha basteve sportive, kompanitë duket se janë tërhequr nga rezistenca e tyre dhe mësohet se kanë urdhëruar pikat e ndryshme të bëjnë dorëzimet e bazës materiale.