Videoklipi shokues i Gjikos, vetëvritet me armë (VIDEO)

Gjiko postoi një javë më parë këtë foto në Instagram, ku ai dhe e bashkëshortja e tij, Elita Rudi, i drejtonin armët njëri-tjetrit. Pasi bëmë një paralelizëm me çiftin Mozzik dhe Loredana në këngën “Bonnie & Clyde”, me të drejtë hamendësuam se më shumë mundësi bëhej fjalë për një projekt të ri muzikor.

Në fakt po, “Distanca” do të jetë kënga më e re e Gjikos. Para pak orësh, ky i fundit postoi një video të shkurtër ku përmblidheshin copëza nga klipi.

Reperi, i armatosur ndiqet nga një makinë, më pas shfaqet i plagosur në këmbë, zvarritet, këndon dy herë “Lamtumirë, lamtumirë” dhe befasisht i hedh vetes trutë në erë. Nuk e dimë se cili mund të jetë subjekti i këngës që justifikon më së mirë këtë videoklip agresiv. Postimi ka ngritur shumë pikëpyetje dhe nxitur debat në Instagram.

Sigurisht ka patur edhe nga ata që e kanë pëlqyer, ashtu siç nuk kanë munguar as komentet plot humor, shpesh edhe në lidhje me prezencën e Elitës në klip.

https://www.instagram.com/p/Bp2Y6B9FrFt/