Kë do publiku?

Prej gati tre vitesh, “Top Awards” bazohet në votimet online të publikut për të renditur artistët më të pëlqyer. Referuar të dhënave të fundit në lidhje me gjithë votimet që kanë ndodhur për 151 javë, rezultatet janë si në vijim.

Elvana Gjata është artistja që ka kryesuar më shumë në gjithë këto javë, duke qëndruar plot 18 herë në vend të parë.

Përpara se t’i përkushtohej karrierës ndërkombëtare, Elvana solli disa këngë që menjëherë u kthyen në hite si “Puthe”, “Njësoj” apo “Lejla”. Përkatësisht, “Njësoj” qëndroi në vend të parë për 2 javë rresht. Ndërsa “Lejla” në bashkëpunim me reperët 2po2 dhe Capital T, nuk e lëshoi fronin për një muaj.

Pas Elvanës, në klasifikimin e “Top Awards” renditet Tayna, që edhe pse e re në treg, arriti që për 10 javë të qëndronte në vendet e para. “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom qëndroi për 8 javë.