Puna fantastike te Lazio/ Presidenti Lotito “shpërblen” Igli Taren

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është mjaft i kënaqur me punën e drejtorit Igli Tare.

Për këtë arsye kreu i klubit bardhekaltër i ka rinovuar kontratën shqiptarit deri në vitin 2020 me një opsion edhe për dy vite të tjera.

Projekti është zbatuar deri tani mjaft mirë nga Tare, i cili ka bërë disa zbulime lojtarësh si Sergej-Milinkovic Savic apo Luis Alberto, duke rritur aksionet dhe buxhetin e klubit lacial.

Ndaj Lotito e ka “shpërblyer” Taren për punën e bërë, teksa synimi është që Lazio të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.