Milani fiton në “frymën e fundit” ndaj Udinezes, heroi është sërish Romagnoli (VIDEO)

Milani merr një fitore minimale 1-0 në sekondat e fundit ndaj Udinezes , në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në vendin e katërt. Skuadra e Gattusos ka vuajtur shumë në Udine, duke shfaqur shenja lodhje.

Lajme aspak të mira edhe nga infermieria, teksa Gonzalo Higuain braktisi fushën pas 34 minutash pas një dëmtim në shtyllën kurrizore dhe është në rrezik për sfidën me Juventusin, javën e ardhshme.

Në vendin e tij hyri Castillejo, i cili ishte një rrezik i madh për portën e vendasve së bashku me Suson, por pa mundur që të shënonin. Në fundin e ndeshjes Noytinck u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që në minutën e 97-të, kuqezinjtë gjetën golin e fitores me mbrojtësin Romagnoli.

Milani me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë, po aq sa ka edhe Lazio. /Koha Jone/