Eurodeputetja Tanja Fajon: Jam kundër ndryshimit të kufijve

Në një intervistë për ”Danas”, eurodeputetja Tanja Fatjon, është shprehur kundër ndryshimeve të kufijve Kosovë-Serbi. ”Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbeshtes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE-së”.

Nga ana tjetër, Fatjon ka kritikuar ashpër regjimin e Presidentit Serb për ngufatjen e demokracisë ndërsa ka folur edhe për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

”Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE-së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve. Në fund kush pyet se çka do të ndodhë me njerëzit? Ajo që politikanët duhet të bëjnë është që të gjejnë zgjidhje që çon drejt normalizimit të jetës pa manipulime dhe pa popullizëm”,ka thënë ajo.

Eurodeputetja Tanja Fajon është raportuese e vizave për Kosovën, ditë më parë ka vizituar Serbinë.