Nikolla: Masa në ato zona që mendohen si hostpote për ekstremizmin

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha sot se institucioni që drejton ka hartuar masa konkrete për të ndërhyrë në ato zona që konsiderohen si hotspote të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Nikolla: Kemi detajuar plane dhe programe  të veçanta jo vetëm në ato zona që shihen si hotspote për problemet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, por në të gjithë shkollat shqiptrare, duke mundësuar më shumë partneritet jo vetëm me shoqërinë civile, por edhe me komunitetet fetare, personalitete të këtyre komuniteteve për të parë gjithnjë e më shumë dhe gjithnjë e më mirë konkretisht sesa dhe si shkolla po perfomon drejt qasjeve dhe vizioneve të tilla.

Deklaratën Nikolla e bëri në konferencën për ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri.