Kufijtë, Merkel i shkruan Mustafës: Brengosje e madhe

Edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”. Këtë shkruan kancelarja gjermane Angela Merkel, në një letër dërguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas deklaratës të shpërndarë për media nga LDK, Merkel falenderon kryetarin e kesaj force politike, për shkresën e datës 28 shtator 2018, me të cilën e kishte njoftuar lidhur me qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Në letrën drejtuar Mustafës, Merkel është ndalur edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”,-shkruan Merkel