Suarez: S’jam më i miri në botë, e drejtë që Barça të kërkojë një tjetër sulmues

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Sport 890” në Spanjë, sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për formën e tij, duke ju përgjigjur kritikave në fillimin e sezonit dhe mundësisë që katalansit të nënshkruajnë me një tjetër sulmues.

“Komplimentat që kam marrë pas tre golave ndaj Real Madrid, nuk më kanë bërë që të ndihem më i miri në botë. Është normale që Barcelona të kërkojë një sulmues, unë jam 31 vjeç.

Kur më than që isha shumë i vjetër apo mbi peshë, në prag të ndeshjes së Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas, unë vazhdova të punoj shumë. Sigurisht që nisia përgatitjet me vonesë nga shokët e tjerë të Barcelonës pas Kupës së Botës”, deklaroi Suarez. /Koha Jone/