Sabri Fejzullahu ka një mesazh për reperet

Sabri Fejzullahu pranoi se dëgjon ndër të tjera edhe muzikë rep. I ftuar në emisionin Express në KTV, ai përmendi disa nga reperët e famshëm botërorë, të cilët i dëgjon shpesh, si 2Pac, Ja Rule apo 50 Cent.

”Dëgjoj çdo muzikë që ma do zemra, edhe populloren edhe rrokun. Edhe repin e dëgjoj, me 2Pac, 50 Cent, Ja Rule, Snoop Dogg. E dëgjoj edhe Tayna-n edhe Rinën që janë rivale”.

Sigurisht Sabriut i ka rënë në vesh thumbimet virtuale të repereve. Dhe meqë ra fjala në emision, ai me humor u dërgoi një mesazh: ”I dëgjoj dhe kam një porosi. Duhet me dhanë buzëqeshje, mos me u kritiku por me u dasht”.