Miratohet bursa për 260 ekselentët që kanë zgjedhur Mësuesinë

Bursën prej 1 mijë dollarësh do ta përfitojnë 260 maturantë ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë. Ata do të përjashtohen dhe nga tarifa e studimeve dhe nëse mbesin me rezultate të larta, do ta marrin këtë shumë përgjatë gjithë viteve të studimit.

Nga 3 mijë e 700 maturantë që zgjodhën degën e mësuesisë vetëm 260 rezultojnë ekselentë me notën mesatare mbi nëntë.

Janë pikërisht këta studentë që do të përfitojnë nga bursa prej 1 mijë dollarësh, shumë të cilën do ta marrin të ndarë në disa muaj, madje ata përjashtohen nga tarifa e studimit.

Besa Shahini: Maturantët më të mirë që notën mesatare nga gjithë shkolla e mesme dhe matura do ta kenë mbi 9 do të marrin bursën dhe do të lirohen nga tarifat.

Por kjo bursë nuk do te jetë vetëm për vitin e parë të studimit. Ata që do të ruajnë rezultatet e larta, do ta përfitojnë atë për të treja vitet.

Besa Shahini: Në arrijnë të mbajnë notën mestarae mbi 9 do të vazhdojnë të marrin dhe përfitojnë nga kjo bursë. Duam të nxisim më të mirët, të përkushtuarit ndaj mësimit dhe dijes që të vazhdojnë për tu bërë mësues dhe pastaj ti vendosim nëpër shkolla në mënyrë që shkolla të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies.

Programet e edukimit nuk janë i vetmi prioritet i Ministrisë së Arsimit.

Lehtësira do të kenë edhe studentët që do të zgjedhin programet lidhur me shkencën dhe teknologjinë.