Mbeten në burg ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe bashkëshortja e tij

Gjykata në Greqi ka vendosur masën e paraburgimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Janos Papantoniou dhe bashkeshorten.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Papantoniou akuzohet se ka marrë 2,8 milionë euro për kontrata të ministrisë së Mbrojtjes gjatë kohës që ishte në post. Papantoniou ka qenë pjesëtar i qeverive të Pasok-ut në vitet 1993-2004