“Brava” çon në pranga 4 “skifterë” nga Vlora

“Brava” është operacioni i Policisë së Fierit që ka çuar në pranga 4 “skifterë”, të cilët kryenin vjedhje banesash. Të 4 autorët e dyshuar janë nga qyteti i Vlorës dhe vjedhjet i kryenin duke thyer bravat e banesave.

Të arrestuarit janë:

1.Emanuel Doda, 23 vjeç, banues në Vlorë.

2.Lediona Preçi, 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

3.Bledar Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

4.Klaustin Zeneli, 22 vjeç, banues në Vlorë.

“Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier . Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.