Shikon në ëndërr unazë martese? Ja cili është kuptimi

Në shekullin e 16’të, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.

Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, pa dyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin.

Po çfarë kuptimi ka nëse shikon në ëndërr unazë martese?

– Të shohësh në ëndërr unazë martese do të thotë që ke një çështje të ngushtë dhe shumë familjare për të cilën po mendon prej disa kohësh.

– Të shohësh një unazë floriri në ëndërr do të thotë gjithashtu para dhe shëndet në familjen tuaj.

Ëndërron sikur po vendos një unazë martese

Nuk je e martuar, por je në një marrëdhënie. Nëse nuk je e martuar dhe shikon në ëndërr sikur po vendos një unazë martese, atëherë do të thotë që marrëdhënia juaj është në kohë për të kaluar në një nivel tjetër. Parashikohet se mund të martoheni shpejt ose do të dëgjoni lajm martese në rrethin tuaj të ngushtë.

E martuar: Nëse një njeri i martuar shikon në ëndërr sikur vendos një unazë martese, do të thotë se problemet familjare që mund të ketë pasur gjatë kësaj periudhe, janë drejt fundit.

Nëse je single dhe shikon në ëndërr sikur po vendos në dorë një unazë martese, kjo do të thotë se do të kesh më shumë besim në punën tënde dhe do të jesh më e suksesshme dhe më e përgjegjshme. Ose mund të jetë edhe shenjë e dikujt në horizont.

Image