Shehu: Rama, presion për të çuar çdo qënie të gjallë drejt Check up-it famëkeq

Deputeti i PD-së Tritan Shehu pohoi se për kryeministrin Edi Rama, check up-i është “patate e nxehte” me të cilën ai po kërcënon.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Shehu tha se kjo procedurë e metodikës së check up-it është me një kosto të pa argumentuar.

“Dalja e Kryeministrit keto dite ne kete “fushate”, perkon me rritjen e presionit arbitrar shteteror mbi mjeket e infermieret per te cuar cdo qenie te gjalle qe munden drejt Check-app-it famekeq, perndryshe anatemohen, gjobiten a humbin vendin e punes, pavaresisht kapaciteteve te tyre profesionale”, shkruan Shehu.

Reagimi i deputetit demokrat Tritan Shehu

Per Kryeministrin Check app-i ngel nje “patate e nxehte”, te ciles ai kerkon t’i “fryje” jo vetem per ta ftohur, por dhe per te kercenuar!

Dje dhe sot ai vazhdon te permende Check app-in me nje ton kercellues, si per te na thene se duhet te ngjallim nje te “vdekur”, ndryshe….

Sic duket “pataja” percelluese e “mekatit” vazhdon ta perveloje!
Une, qe e kam ngritur i pari absurditetin e kesaj procedure e metodikes se saj, me nje kosto te pa argumentuar e shume larg rentabilitetit klinik kjo, desheroj t’i riperseris shkurt:
Asnje vend ne bote nuk aplikon nje forme te tille depistimi, ne nje kohe qe sistemi i yne shendetesor eshte nen varferi afrikano-qendrore.

Keto fonde mund te perdoreshin me eficience per te permiresuar sado pak sistemin tone paresor, laboratoret e tij e jo t’i ipen nje privati edhe per pune te pa realizuara e investime minimale.

Dalja e Kryeministrit keto dite ne kete “fushate”, perkon me rritjen e presionit arbitrar shteteror mbi mjeket e infermieret per te cuar cdo qenie te gjalle qe munden drejt Check-app-it famekeq, perndryshe anatemohen, gjobiten a humbin vendin e punes, pavaresisht kapaciteteve te tyre profesionale.

Fjalet e shqiptuara nga Kryeministri kerkojne jo vetem te “ftohin pataten”, por edhe te transmetojne nje “demostrim force” e arbitrariteti mbi personelin mjekesor.