Tayna gati për sukses ndërkombëtar

Duket se suksesi i Tayna-s, që u shfaq për herë të parë tek “Columbiana” më 1 qershor të këtij viti dhe arriti në kaq pak muaj të grumbullonte gati 70 milionë klikime dhe të realizonte koncerte pafund me vetëm 4 këngë nuk ka të ndalur.

Në postimin e saj në Instagram Stories shihen shkallët e Ultra Music, kompania e muzikës që menaxhon Era Istrefin.

Burime pranë Prive.al thonë se menaxheri i Tayna-s, Rinor Hykolli, e ka refuzuar më parë ofertën e kompanisë ndërkombëtare, pavarësisht se kapte një shifër të majme. Megjithatë duket se negociatat vazhdojnë – Tayna mund të jetë shumë shpejt pjesë e Ultra Music.