“Kurajo, shpirti im”, e dashura e Izet Haxhisë kundërshton mediat: Ky është varianti i saktë

Pas lajmit që Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtën e ankimimit Ish-truprojes së Sali Berishës, Izet Haxhisë, ka reaguar e dashura e tij.

Në media u tha që Haxhia do të dalë në Gjykatën e Apelit me datë 21 tetor por reagimi i menjëhershëm ka ardhur nga e dashura e Izet Haxhisë që ka njoftuar që gjyqi është me datë 21 nëntor dhe jo tetor.

Në statusin e postuar në rrjetin social Facebook të Haxhisë që e administron vetë e dashura i ka shprehur mbështetjen dhe kurajën që do ja dalin.

“Gjyqi eshte ne 21 nentor dhe jo tetor…Kurajo, shpirti im! Drejtesia do te fitoje”, shkruan e dashura e Izet Haxhisë.