Mbijetesa në fije të perit, Panucci kërkon “lëmoshë” nga Skocia

Ndeshja ndaj Skocisë do të jetë decizive për trajnerin e kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Kombëtarja kuqezi rënditet e fundit në grupin 1 të Divizionit C dhe rrëzikon seriziosht të zbresë një kategori më poshtë. Nëse do të ndodhte kjo, tekniku italian do të gjendej në telashe të mëdha dhe mund të transferohej në anën tjetër të Adriatikut.

Kombëtarja jonë zhvilloi një ndeshje me dritë-hije në Izraelin, ku u dhanë sinjale pozitive por rezultati sërish mungoi. Një humbje 2-0 që shkakton dhimbje të mëdha koke te ish-ndihmësi i Capellos. Statistikat janë kokëfortë dhe i dalin kundër përpos justifikimeve. Shifrat nuk janë në krah të italianit dhe ekipi ka humbur busullën nën drejtimin e tij.

Në 12 takime të zhvilluara nën drejtimin e Panuccit, ekipi ynë ka fituar vetëm 3 duele, ndërsa vetëm 2 janë mbyllur në shenjën “X”. Besimi ndaj trajnerit aktual është lëkundur, pavarësisht se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka shprehur publikisht për mbështetjen ndaj ish-futbollistit të Romës, por ka edhe një shans pavarësisht se është tepër i vakët. Dueli i Nëntorit kundër Skocisë do të jetë deciziv për të ardhmen e tij. Të presim edhe të shohim. Panuccit i duhet një “lëmoshë” nga Skocia.