“Ju flet Moska”: Rama e nisi me portalet, por në mendje ka televizionet

Marrë shkas nga deklarata e Ramës se do të ketë një paketë antishpifje, Kastriot Myftaraj thotë se qëllimi i Ramës është që nëpërmjet portaleve kërkon të godasë televizionet.

Myftaraj: Kryeministri Rama ka deklaruar se sëshpejti do të miratohet një ligj që ai e quajti paketa antishpifje.

Ky ligj do të penalizojë portalet  e lajmeve në internet, por tha ai edhe emisionet. Tani në legjislacionin shqiptar në kodin penal dhe civil ekziton shpifja. Në kodin civil ekziston dëmi moral që ka elementët e shpifjes. Pra nuk shikohet se përse të jetë e nevojshme një paketë më vete.

Kryeministri Rama po na thotë se nëse thua këtë apo atë gjë për qeverisjen do të ballafaqohesh me një proces gjyqësor, pasi ndaj tij do të ngrihet akuza për shpifje. Nuk e thotë si do jetë civile apo penale, thotë që dënimi do jetë me gjobë dhe jo burg. Por dënimet e rënda me gjobë shpesh janë më të këqija se dënimet me burg. Enever Hoxha në fillim i dënonte me gjobë në 1945 tregtarët me tatime të jashtëzakonshme, pastaj me burg.

Çështja është se nuk ka në Shqipëri ndonjë zhvillim kaq të jashtëzakonshëm që nuk ka qenë në qeveritë e mëparshme, sa të jetë e nevojshme kjo masë e jashtëzakonshme. Akuzat kanë qenë lumë edhe ndaj qeverisjes së Sali Berishës dhe Fatos Nanos, por nuk doli një paketë e tillë.

Arsyeja është se ai po mendon për mandatin e tretë qeverisës. Mandati i tretë është një gjë e vështirë. Ndoshta me ato instrumentat që ka nëpër duar mendon se do ta arrijë, por edhe ai vetë e di që vështirësinë e ka në atë që quhet gjyqi i opinionit publik, dhe këtë gjyq ja bëjnë mediat, vecanërisht portalet.

Portalet deri tani kanë qenë jashtë rrezes së goditjes së kryeministrit.

Portalet i ka pasur më jashtë konrollit, televizioneve mund t’i ushtrojë presion, gazetave mund t’i ushtrojë presion, kurse portalet e ka pasur më jashtë kontrollit, duke i pasur të regjistruara e ka më të lehtë t’i ushtrojë presion.

Presioni ndaj portaleve është presion edhe ndaj TV sepse kryeministri kur thotë portalet ai ka në mëndje televizionet për të goditur për të qeverisur i qetë.

Portalet 70% të lajmeve i marrin nga televizionet, pra shpesh portalet zhvillojnë atë ide që dikush e thotë në një televizion.