Shkarkimi i Enrik Sulejmanit, PD: Ishte hequr dhe në 2013, kush e riktheu të arrestuarin për trafik të njerëzve

Pas shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani lidhur me debatet që sollën transferimin e Erivs Martinajt, vjen një reagim nga PD-ja. Përmes një statusi në “Facebook’, Gent Strazimiri tha se Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit.

Po ashtu ai pohoi se me Rilindjen, rilindin të gjithë, mes tyre edhe kriminelë që bëhen deputetë.

“Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!
Po si u rikthye ne të njëjtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani? Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?, Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?”, pyet Strazimiri.

REAGIMI I STRAZIMIRIT

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!
Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë. Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Përgjithshëm te Policisë se Burgjeve ne vitin 2013!
Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!
Po si u rikthye ne të njëjtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani? Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?
Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?