Rubrika “Pyetje Psikologut”: Si të kultivoni mirënjohjen?

Pyetje nga E.M, në rubrikën e “Koha Jonë”, “Pyetje Psikologut”: E nderuar psikologe, më ndodh shpesh herë që gjithçka që njerëzit bëjnë për mua, t’i marr sikur e kanë për detyrë. Nuk ndjej kënaqësi për çfarë do gjëje që ato bëjnë për mua apo gjërat që unë kam në jetën time. Cili është sugjerimi Juaj për gjendjen time dhe a është normale të më ndodhë kështu?

Përgjigjja e Psikologes, Jonida Ucaj Ponari, MSc në Psikologji Klinike, Ma në Këshillim Psikologjik.

E dashur E.M,

Së pari, të falenderoj që u bëre pjesë e rubrikës tonë “Pyetje Psikologut” dhe ndave me ne mënyrën se si ndjehesh.

Fakti që kërkon sugjerime mbi gjendjen që parashtron, duke vënë në pikëpyetje situatën normale kundrejt asaj anormale, tregon që je në rrugën e duhur tëvetëdijshmërisë që diçka nuk shkon. Njerëzit investojnënë jetën tënde dhe ti nuk ndjen kënaqësi, ndërkohë që duhet të ishte e anasjellta. Për të eksploruar më shumë këtë gjendje, do të dëshiroja të disponoja pak më tepër informacion mbi mënyrën sesi je rritur. A të janë servirur gjërat gati në jetë? I ke marrë ato për të mirqena?

Sugjerimi im për të zgjidhur këtë situatë është të provosh të kultivosh ndjenjën e mirnjohjes, e cila ështëndjenja që duhet të ushqejmë për dikë, i cili na ka ndihmuar ose na ka bërë të mira në jetë. Të investosh në mirënjohje do të thotë të shtosh një vlerë në personalitetin tënd. Ajo do të jetë parakusht i mirqënies tënde, pasi ka vetinë që të stimulojë në trupin tënd prodhimin e endorfinës. Rrjedhimisht, ti do të gëzosh shëndet më të plotë si dhe një vetë-përceptim më të mirë të sjelljes së njerëzve që ju rrethojnë, e rrjedhimisht do të marrësh kënaqësi në gjithçka ato bëjnë për ju.

Parë nga një prespektivë shumë dimensionale mirënjohja do të aftësojë për të mos i marrëgjërat si të mirëqena. Po nga t’ia fillosh? Si ta kultivosh mirnjohjen? Mund të fillohet me përpjekjen që të pozicionohesh në rolet e tjerëve, p.sh nëse nuk merr kënaqësi që ushqimi jot i përditshëmtë serviret nga duart e nënës tënde, provo të gatuash ti të nesërmen, kështu do të shohësh që ky proces të merr kohë, energji, e do përkushtim. Duke e parë vetë nga afër procesin, do ta vlerësoje punën e nënës tënde, e kjo do të sillte kënaqësi dhe vlerësim pozitivkur do të ofrohej në vazhdim ushqimi. Tjetër shembull, nëse të ardhurat për veshje i merr nga prindërit, provo të fitosh lekët për këto shpenzime vetë. Të siguroj që kënaqësia kur ta blesh atë rrobë me mundin tënd do jetë shumëmë e lartë. Gjithashtu, të nxis të bësh gjëra në të cilat ndjehesh e vlefshme, pikërisht ato gjëra nga të cilat duket sikur nuk merr kënaqësi.

E dashur E.M, së fundi dua tëtë inkurajoj të reflektosh pak çaste për këto pyetje: Cilat janëbekimet që kam në jetën time? Nëse do tëlistojaarsyetpër të cilat duhet të isha falenderuese, ngado të më duhet ta filloja? A funksionon sistemi im shqisor siç duhet? A kamnjë shtëpi dhe një familje në të cilën kujdesemi për njëri tjetrin? A kam një punë që të paktën të siguron të ardhura për t’u ushqyer? A më ka dhënë dikush dorën,duke ndikuar pozitivisht në një moment të vështirë të jetës, e duke më krijuar një rrugë aty ku nuk ka patur?

Besoj fort që lista e bekimeve për të qenë mirnjohësenë jetën tënde është shumë e gjatë.