Panucci: Meritonim që të fitonim, ja përse nuk aktivizova Hysajn

Trajneri i Kombëtares sonë, Christian Panucci u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës së tij, të cilës sipas tij i mungoi vetëm goli në miqësoren ndaj Jordanisë. Strategu italian theksoi se lojtarët do të bëjnë një paraqitje më të mirë në duelin zyrtar ndaj Izraelit.

“Natyrisht, kishim shanset tona. Kishim 5-6 raste dhe e meritonim fitoren. Kur luan kundër një skuadre si Jordania, dihet se do të jetë e vështirë që të shënosh, pasi ata janë një skuadër që vetëm mbrohen. Ata mbrojtën me 10 futbollistë dhe ishte e vështirë për ne. Gjithsesi, e merituam fitoren”.

Eksperimentet?  Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar.

Mungesa e Hysaj? Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar ashtu si dhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë.

Paraqitja: Për sot, nuk mund të them asgjë për lojtarët. Kanë qenë seriozë dhe profesionistë, duke dhënë maksimumin. I kishim mundësitë të fitonim takimin, por na mungoi vetëm goli.

Skemat: Me mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë”.

Debutuesit: Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael”, përfundoi strategu italian