Manjani: Prapë ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?

“Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë”, kështu ka deklaruar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status në Facebook.

Më tej Manjani shkruan se ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.

“Me siguri do thonë që “video është montazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?! Çdo bëjnë?! Prap ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?”, thotë mes tjerash Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Po tani?!

Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë!

Ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.

Ju doli prap Taulanti. Këtë radhë bashkë me militantin Ardi Veliu…

Tani çdo thonë?!

Me siguri do thonë që “video është montazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!

Çdo bëjnë?! Prap ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?

E di çfarë? Më mirë të ekspertojnë kokat e tyre. Të nxjerrin në psikiatri zërat që kanë në kokë e që u ushtojnë nëpër veshë…

Të vizitohen më mirë e të marrin ilaçe se lanë nam nëpër botë duke kërkuar ekspertiza!

Nuk dinë më se ç’thonë! Janë të kapur në flagrancë!

P.s. Se çkam një parandjenjë se do dalë një deputet i Rilindjes në rolin e Pal Mëlyshit…

“Manecit na i erdhi goja, Pjetër”- histori e vjetër, por shumë aktuale kjo…