Goli i Martial në përmbysjen që shpëtoi Mourinhon i kushtoi 8 mln euro United

Përmbysja e Manchester United ndaj Newcastle shpëtoi Jose Mourinhon nga shkarkimi. Anthony Martial ishte një  nga protagonistët në fitore 3-2 të United në “Old Trafford”, teksa barazoi rezultatin me një gol fantastik përpara se Alexis Sanchez të përmbyste gjithçka në fund.

Goli i sulmuesit francez i ka kushtuar 8 milionë euro United, për shkak të një klauzole në marrëveshjen me Monaco-n më 2015-ën. United a përfshirë shumë bonuse në ofertën për të blerë Martial. Një prej tyre ishte se United duhet të paguante 8 milionë euro. nëse Martial shënonte 25 gola në Premier League përpara fundit të sezonit aktual.

Monaco kishte tetë muaj që priste që një gjë e tillë të ndodhte për të arkëtuar një shifër shumë të kënaqshme.