U përmend në dosjen “Babalja”, reagon Breçani: Si qëndron e vërteta

Pasi u përmend në dosjen e hetimit “Babalja” ka Erzen Breçani ka thyer heshtjen. I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ i cili startoi sot në “News24”, Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge.

Sipas Erzen Breçanit ‘Babalja’ ishte për të përfituar azil politik, ndërsa shtoi se e kishte marrë në telefon kunati i ‘Babales’ dhe i kishte kërkuar takim.

“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje. Kam marrë një telefonatë para dy tre muajsh. Më është prezantuar një person si kunati i Babales. “Jam kunati i Babales” tha. ‘Dua të rrëfej diçka, të flasim nga afër’, tha. Më tha; ‘dua dhe 4 mijë lekë borxh se s’kam ku të fle’. E pyeta se; ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’. Ai përmendi edhe azilin politik. Unë i thash se nuk duhet të merrej me këtë çështje. Në prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd. Pyeta prokurorin dhe i thash; pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin. Ai tha se e kishin nxjerrë nga Gjykata. Asaj telefonate nuk i kam kushtuar rëndësi. Por kam nisur të mendoj kur më ka thirrur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai më ka thënë se telefonata nuk ishte e vërtetë, dhe se gjithçka i kishte bërë për azil politik. Ai tha se; ‘kam folur vet’ (Alizoti kishte imituar Agron Xhafajn)”, tha Breçani.