Shpërthen depo e municioneve në Ukrainë, mijëra të evakuar

Një depo municioni në Ukrainë ka shpërthyer dhe ka marrë flakë ,  duke çuar në evakuimin e mijëra njerëzve. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakët në horizont pran Ichnya, rajoni Chernihiv.

Rreth 10 mijë persona u zhvendosën nga zona ku ndodhet depom rreth 176 km në veri-lindje të kryeqytetit Kiev, thonë shërbimet e emergjencës.

Ende nuk ka raportime për viktima dhe nuk dihet shkaku i shpërthimeve.

Kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman shkroi në Twitter se autoritetet lokale do të siguronin strehim për të evakuarit dhe se shërbimet emergjente ishin në gatishmëri për të ndihmuar njerëzit.

Shpërthimi fillestar në bazë ndodhi rreth orës lokale 03:30.

Nga 04:22 u dha urdhëri për mbylljen e hapësirës ajrore në një rreze prej 20 km, thanë shërbimet e emergjencës. Gjithashtu linjat hekurudhore dhe rrugët në zonë u mbyllën.

Shpërthimet e depove të municioneve kanë ndodhur edhe më parë në Ukrainë, pasi vendi vazhdon luftën kundër separatistëve pro-rusë në rajonet e saj lindore.