Balla thirrje Bashës: Mos merr raport mjekësor, nesër të pres në gjyq

Përmes një postimi në Twitter, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha që të marrë pjesë nesër në seancen e parë gjyqësore që zhvillohet në orën 09:30 tek Gjykata e Tiranës.

Balla ka paditur Bashën për akuzat e këtij të fundit lidhur me 3.4 mln eurot e gjetura në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit pak kohë më parë.

Deputeti i PS nuk kursen ironinë, teksa kërkon nga Basha të jetë pjesëmarrës në seancën gjyqësore dhe mos marrë raport mjekësor nëse nuk i del gjumi.

Statusi i Taulant Ballës:

Lulzim, ndjese nese je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetesoj për kujtesë. Nesër ne 9.30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerresh qoftë edhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s’te del gjumi, mos merr raport mjekësor!