Aktori turk me origjinë shqiptare kapet “mat” nga paparacët

Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, është fotografuar teksa dilte nga një restorant me stilisten e tij.

Kur kanë parë paparacët, thuhet se të dy janë shtangut, duke shtuar dyshimet se nuk dëshiron që ky takim të merrej vesh.

Përflitet se shumë shpejt ai do të lidhë kontratë të majme me një firmë të njohur veshjesh dhe mbase nuk do që kjo për momentin të merret vesh.

Megjithatë fansat kanë hedhur dyshimet për diçka më shumë. Duke qenë se aktori po kthehet në një nga më të njohurit në Turqi, për shkak të fizikut dhe talentit, vëmendja ndaj tij është mjaft e madhe.