“Kam baste të sigurta”, zbulohet si i zhvati 10 mijë euro ish-presidentja e Kastriotit

Anisa Hysa është ish-presidentja e klubit “Kastrioti”, ndaj të cilës rëndojnë akuzat e mashtrimit, pasi ka arritur t’i marrë plotë 10 mijë euro një të riu. Konkretisht, Hysa i ka premtuar baste të sigurta që luheshin në Anlgli,  Arjan Mziut, nipit të Fehmi Mziut.

Ajo e ka shtyrë Arjanin t’i japë plotë 10 mijë euro, kundrejt premtimeve të rreme. Arjan Mziu është nipi i Fehmi Mziut, administrator i klubit Korabi.

Denoncimi ndaj Hysës është bërë në shtator të vitit 2017, ndërsa ende vijon gjykimi i ish-presidentes së “Kastriotit”.