I riu nga Tropoja bën një zbulimin të mistershëm

Një i ri nga Tropoja pretendon se ka bërë një zbulim të veçantë që me të vërtetë mund të vlejë.

Ai shpjegon për JOQ, se ka gjetur një pllakë guri në ngjyrë të zezë me disa mbishkrime të padëshifrueshme sipër që konsistojnë në shigjeta dhe forma të pakuptueshme.

Djali e ka bërë zbulimin pranë një banese të vjetër 100-150 vjeçare në fshatin Geghysen, Tropojë.

Eksploratori kërkon ndihmën e fansave për deshifrimin e saj.

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ, këte pllake guri me keto mbishkrime te padeshifrueshme i kam gjetur ne fshatin Geghysen Tropoje. Doja te pyesja a e din kush se cfare shkruhet ne te? Faleminderit! Pllaka eshte gjetur prane nje banese te vjeter e cila mund te jete mbi 100 ose 150 vjecare.eshte hapur nje rruge e re dhe aty ka qene nje shtepi e vjeter ne germadhat e asaj shtepie eshte gjetur guri me mbishkrimin.