Fëmijët dëshmojnë, babai vrasës jo në sallë

Dy fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi, kanë dëshmuar në gjykatë ku në bankën e të akuzuarve është i ulur babai i tyre, Fadil Kasemi. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e të atit të tyre, Fadil Kasemi. Gjykata pranoi kërkesën e fëmijëve që ky i fundit të mos ishte në sallën e gyqit.

Dy fëmijët e gjyqtares janë shoqëruar nga avokati i tyre, Fran Dashi. E pranishme për dëshminë e dy fëmijëve në gjykatë ishte e pranishme dhe psikologia e cila u urdhërua të marrë kontakt me fëmijët. Mësohet se fëmijët kanë rrëfyer raportet familjare mes dy prindërve, ndërsa divorci i burrë e grua nuk është pranuar nga Fadil Kasemi, i cili arriti deri aty sa vrau në gjakftohtësi bashkëshorten e tij, ish-gjyqaren Fildez Hafizi.

Kasemi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Fildes Hafizi, e cila punonte si gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës. Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

Fildes Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti Fadil Kasemi me të cilin kishtë më shumë se dy vjet që ishte divorcuar. Sipas akuzës i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.