Sa rezistent është një iPhone XS ndaj përplasjeve

Ne të gjithë kemi pasur momente të shkurtra paniku kur smartfonët tanë bien në sipërfaqe të ngurta, kështu që deklarimi i Apple se xhami në iPhone-t e fundit të Apple është më rezistent se çdo smartfon mund të jetë një lajm i gëzuar për ne.

Për të parë nëse kjo është e vërtetë, Tom’s Guide vendosi iPhone XS dhe XS Max në një provë rënie në beton nga lartësi dhe anë të ndryshme.

Telefonat mbijetuan nga një rënie prej 3 metrash, por ngritja e lartësisë në 6 metra shkatërroi XS Max.

Ndërsa telefonat i mbijetuan shumicës së provave të tentuara, teste të tjera treguan se një rënie prej gjashtë metrash mund të ishte e mjaftueshme për të thyer xhamin.

Pra, edhe pse iPhone XS dhe XS Max duket të jenë më të fortë në përgjithësi, investimi në një kasë të mirë dhe mbrojtës ekrani është ndoshta një ide e mirë.

Në fund të fundit, Apple kërkon qindra dollarë për të zëvendësuar ekranin jashtë garancisë, nëse nuk keni mbulim të AppleCare +, njofton PCW.