Roma kalon në avantazh në derbi falë një gafe të Strakoshës (VIDEO)

Po luhet aktualisht derbi i kryeqytetit italian në Serie A, një sfidë që është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet.

Strakosha nisi si titullar këtë takim, por një gabim i tij në dalje bëri që Roma ta mbyllë pjesën e parë në avantazh. Portieri kuqezi doli në mënyrë të gabuar, duke i dhënë mundësinë Pellegrinit që ta kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Mosmarrëveshja e tij me mbrojtësit ka sjellë edhe këtë rast që solli edhe golin për verdhekuqtë.