Hazard rrëfen golin e karrierës: Fjalët e Kante më “frymëzuan” (VIDEO)

Eden Hazard mbrëmë ka shënuar një nga golat më të bukur në karrierën e tij në ndeshjen e Kupës së Ligës që u fitua me rezultatin 2-1 ndaj Liverpoolit. Një fitore që erdhi edhe falë një magjie të mesfushorit belg, i cili 5 minuta nga fundit bëri një veprim spektakolare duke dribluar thuajse gjysmën e futbollistëve të ekipit të Klopp. Gjithsesi në përfundim të ndeshjes në një prononcim për mediat angleze, Hazard ka rrëfyer se gjithçka ka ndodhur pas një bisede që ka pasur me Kante në stol.

“Fola me N’Golo në stol dhe më tha që nuk dëshironte të gjuante penallti, ndaj zgjidhja e vetme ishte të shënoja.  Kam shënuar disa gola të tillë. Jo gjithnjë, natyrisht! Është në majë të listës, ndër 3 golat më të bukur në karrierë.

Më kujtohet edhe para dy vitesh, shënova një gol ndaj Arsenalit në Stamford Bridge. Ishte shumë i bukur. Edhe ky është ndër më të bukurit, sidomos për faktin se shënova ndaj një ekipi të madh dhe vlejti fitoren, që është kryesorja”, tha Hazard për Sky Sports.