Deputetja: Në gjimnaze gjen më shpejt hashashin sesa shkumësin

E ftuar në emisionin ”Ditë e Re” në Ora News, deputetja e LSI-së, është shprehur se në gjimanzet e Tiranës gjen më shpesh cigaren e hashashit sesa shkumës.

“Në një gjimnaz të Tiranës apo dhe në ato të rretheve ti mund të gjesh cigaren e hashashit më shpejt sesa mund të gjesh një shkumës. Kjo tregon që ka arritur në një pikë që duhet ndërhyrje e menjëhershme ose i gjithë brezi jonë do të marrë për keq. Duhet të jetë policia, prokuroria, ministria e arsimit, psikologët, duhet të jenë prindërit, duhet të ketë një reagim të menjëhershëm mbi këtë fenomen”.

Më tej ajo tha se situata aktuale kriminale në Shqipëri është e paprecedentë. ”Kjo që po ndodh tani është e paprecedentë. Flasim për një situatë ku krimi ka kapur vendin. Çfarë po ndodh në Shkodër me familjet kriminale dhe që nuk jam vetëm një problem i Shqipërisë, sepse po të ishin problem i Shqipërisë nuk do kujtohej njeri, por janë kthyer në një problem për vendet tona partenere, që vënë limite dhe thonë se duhet të ndalohet ose ka sanksione të mëdhaja”.