Kurthi më i ri që hajdutët bëjnë me makinat, mund ta pësojmë të gjithë

Një biznesmen sapo kishte dalë nga një bankë e nivelit të dytë në qytetin Adiyaman të Turqisë dhe menjëherë i kishte hipur makinës.

Pasi eci disa metra ai konstatoi se goma e pasme e makinës ishte çarë duke ndaluar kështu, me qëllim ndërrimin e saj.

Një moment, atij i afrohet edhe një person tjetër duke i premtuar se do ta ndihmonte.

Ndërkohë që ky e mbante me muhabet, tre persona të tjera hapën derën e makinës duke marrë prej aty çantën me disa mijëra euro.

Pasi konstatoi se shokët i morën çantën, hajduti që iu afrua sikur do ta ndihmonte bëri sikur po i ndiqte ata ndërkohë që u largua vetë me vrap.

Në fund biznesmeni kuptoi gjithçka, megjithatë çanta nuk është gjetur ende.