Erdogan, akuzë të fortë në Nju Jork dhe paralajmëron: Bota të jetë e kujdesshme

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) është shndërruar në një strukturë që i shërben interesave të pesë shteteve që kanë të drejtën e vetos dhe mbetet si audiencë e persekutimeve të përjetuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, në fjalimin e tij gjatë sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) në selinë e OKB-së në New York, ka theksuar se OKB ka arritur “suksese të pamohueshme” në 73 vjet, por se organizata është larguar nga përmbushja e pritjeve të njerëzimit për paqen dhe mirëqenien.

Duke iu referuar çështjes së Palestinës, Erdoğan ka theksuar se përpjeket për reduktimin e ndihmave të atyre qe nuk e ngrisin zërin ndaj persekutimit të zbatuar ndaj palestinezëve, vetëm se e rrisin guximin e mizorëve.

Ai ka shtuar se nëse pasuritë e 62 njerëzve më të pasur janë të barabartë me gjysmën e popullsisë së botës, atëherë ka një problem.

Duke folur për krizën në Siri, presidenti Erdoğan ka theksuar se Turqia pret që t’i ofrohet më shumë mbështetje, “vend i cili parandaloi një fluks të madh të refugjatëve në botë, duke filluar nga Evropa”. Ai bëri të ditur se Turqia ka shpenzuar 32 miliardë dollarë për refugjatët sirian, por “përkrahje të jashtme Ankaraja mori 600 milionë dollarë nga organizatat ndërkombëtare dhe 1.7 miliardë euro nga BE-ja”

“Qëllimi jonë është pastrimi i gjithë territorit të Sirisë nga terroristët, duke filluar nga Munbixhi e deri në kufirin e Irakut”, theksoi ai.

Më tej, presidenti Erdoğan foli edhe për organizatën terroriste FETO, e cila është pas grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut në Turqi. Ai u bëri thirrje gjithë shteteve të botës që të jenë të kujdesshëm dhe të veprojnë kundër organizatës terroriste FETO.

“Kreu i kësaj organizate (FETO) tani është në SHBA, Pensilvani. Nga ky vend po eksporton terrorizëm në 160 shtete të botës”, theksoi presidenti Erdoğan.

Presidenti Erdoğan, para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, realizoi një takim me homologun e tij amerikan, Donald Trump.