Xhafaj flet për takimin me ambasadorin e BE-së

Ambasadori i Ri i Bashkimit Europian, Luigi Sorca, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Takimi është zhvilluar në zyrën e ministrit dhe vjen pak ditë pas operacionit “Oaz” ku u arrestuan 11 anëtarë të grupit Bajri.

Në një postim në Twitter, Xhafaj shkruan se takimi ka patur si fokus pritshmëritë e BE ndaj Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit.

”Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim shumë miqësor e profesional me një njohës shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: ambasadorin e ri të BE, @LSorecaEU. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE ndaj Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit”,-shkruan Xhafaj.