Rama nesër live në rrjete sociale, zbulon risinë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, bën me dije se nesër në orën 10:30, do të jetë live të gjitha rrjetet sociale. Qëllimi është për diskutimin e buxhetit të 2019. Po nesër, kreu i qeverisë do të prezantojë edhe një politikë të re sociale. ”Diskutime të frytshme për buxhetin 2019 Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/twitter/insta live”,-shkruan Rama.