Rama: Kompania britanike Thomas Cook vjen në Shqipëri

Kompania britanike Thomas Cook, e njohur për ofrimin e shërbimeve në destinacionet më atraktive turistike, do të jetë prezente edhe në Shqipëri duke filluar nga pranvera e ardhshme. Praninë e saj në Shqipëri e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e shërbimeve që kompania do të ofrojë në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndjek prezantimin tuaj dhe të shoh të finalizohet një përpjekje që është shumë e rëndësishme jo thjesht për numrat, 4 apo 5 mijë, por për cilësinë dhe gjithashtu frymëzimin e faktit që kjo cilësi sjell për të ardhmen e turizmit tonë. Shpresoj shumë që ju nuk do ta kufizoni aktivitetin tuaj vetëm me hotelet që mund të gjeni, por të mendoni të investoni. Ju gjithashtu edhe investoni dhe të mendosh të investosh është të mendosh më shumë se të sjellësh turistë. Ne mund t’ju ofrojmë disa mundësi shumë të mira.

Shpresoj që së shpejti të nisim aeroportin e Vlorës, çka do t’jua bëjë më të lehtë të sillni vizitorë në jug. Po ashtu duam të ndërtojmë edhe aeroportin e Sarandës dhe ne jemi shumë të lumtur nëse ju do të keni interes të merrni pjesë në këtë përpjekje,” – u shpreh Kryeministri, duke e mbyllur me besimin se “një herë ju vini në Shqipëri, do të doni të ktheni sërish. Problem është të thyesh akullin e në momentin që akulli thyhet, ju zbuloi se është shumë më e ngrohtë, sesa duket nga larg.”