Prostitucion në qendra estetike, policia shkatërron rrjetin në Tiranë

-Policia e kryeqytetit pas disa muajsh hetime intensive ka zbuluar një bazë prostitucioni në një qendër estetike.

Nga operacioni janë shoqëruar disa vajza, ndërsa ka edhe të arrestuar. Operacioni është ende në vijim nga policia.

Sipas të dhënave të para të Report Tv qendra estetike ishte kthyer prej më shumë se një viti në bazë prostitucioni.

Brenda këtij viti janë arrestuar disa persona për shfrytëzim prostitucioni.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”.

Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë

– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë

si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.