Nezar Seiti lë qelinë

Nezar Seiti, i konsideruar financieri i bandës së Habilajve prej ditës së djeshme ndodhet në arrest shtëpiak.

Gjykata e Katanias e ka pajisur Nezar Seiti me byzylykun elektronik për kontrollin në distancë të tij, duke vënë në zbatim vendimin e marrë pak kohë më parë për lehtësimin e masës së arrestimit të tij me burg.

Kjo masë është marrë pas konsiderimit të një roli dytësor të Nezar Seitaj në bandën e Habilajve.  Seiti aktualisht ndodhet pranë familjes së tij që jeton në rajonin e Sicilisë.

Banda “Habilaj” u shaktërrua në 14 tetor të 2017 pas ekzekutimit të operacionit “Rosa dei Venti” i cili vuri në pranga 15 shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik droge e armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë rreth 20 milionë euro.