Ligji i ri për Teatrin shkon në Presidencë

Ligji i ri për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë.Ligji mban të njëjtin numër me atë të variantit të parë, 37/2018. Kuvendi ia ka dërguar Presidentit për shpallje dhe dijeni por palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë apo jo që të rikthejë dy herë ligjin.

Stafi i Presidentit ka marrë në shqyrtim dokumentet e përcjellë nga Kuvendi. Burime nga presidenca thonë se ende nuk ka një qëndrim se çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta.

Vendimi për dekretim ose jo do të bëhet brenda 20 ditësh, pas kthimit të Metës nga OKB-ja.