Familjet kriminale! Mustaf Lici i përgjigjet Artan Hoxhës

Këshilltari i Mendimit të Djathtë Liberal në Këshillin Bashkiak të Shkodrës Mustaf  Lici ka reaguar në një deklaratë për mediat, në lidhje me deklaratat e gazetarit Artan Hoxha në adresë të familjes së tij.

Mustaf Lici akuzon gazetarin Hoxha si pjesë të bandës Bajri. Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshtë në një kohë që Bajri është krimineli i radhës. Lici i bën thirrje prokurorisë që të zbardhë tabulatet e gazetarit Hoxha dhe se një ditë ky person që jeton me paratë e krimit do të dënohet.

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha u shpreh se përveç bandës së Bajrit, në Shkodër ka edhe një familje tjetër rivale, pjesë e botës së krimit, duke nenkuptuar familjen Lici. Fatbardh Lici u vra ne Kiras te Shkodres, pak muaj me pare ne nje atentat i cili ende nuk eshte zbardhur.