Safet Bajri, avokati: Akuza vetëm për ndikim në baste sportive

Krimet e Rënda kanë lënë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”. Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit, e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda, ku tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij akuza e vetme nga klientit të tij është për ndikim në gara sportive.

”Gjykata e Krimeve të Rënda në kundërshtim me nenin e la në fuqi arrestin me burg ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rustemin përveç se ndikimit në gara sportive s’ka asgjë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuza në vende të tjera. Për të gjashtë u la. Ndërsa për tre që kanë dalë në gjyq në Shkodër, janë arrestuar në flagrancë nuk kanë lidhje me këtë procedim”, deklaroi avokati Hoxha.

Nesër pritet të dalin para Krimeve të Rënda Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.