Presidenti Meta takon Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan

Presidenti Ilir Meta ndodhet në SHBA në kuadër të sesionit të ri të OKB ku marrin pjesë kryetarët e shteteve.

Veç takimeve në kuadër të sesionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta është takuar dhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, si dhe zyrtarë amerikanë.

Gjatë vizitës në SHBA, Presidenti, Ilir Meta u takua në New York me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Gjatë bisedës me Granoff, Presidenti Meta shprehu mirënjohje për mbështetjen e AADF për bizneset shqiptare. “Mirënjohës për mbështetjen e AADF për promovimin e burimeve të Shqipërisë. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, kontribut të madh për forcimin e miqësisë midis dy kombeve”,- tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.